1- Me ardhjen e 2019 për çdo bebe të lindur, do të hyjë çeku i ri i bebes, mbështetje financiare për çdo prind të ri.
2- Mijëra sipërmarrës do të paguajnë 3 herë më pak taksa ndërsa për gjithë fermerët taksa 20% për inputet bujqësore do të shkojë më në fund 0.
3-Studentët do përfitojnë përgjysmim tarifash, ndërsa më të mirët dhe ata në nevojë do të marrin dhe bursë 10 mijë lekë në muaj. Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik, me parimin më i miri zgjidhet i pari.
4-Asnjë familje s’do jetë më e kërcënuar nga kumari në Shqipëri. Qindra miliona euro që i ka marrë lumi do mbeten në familje.
5- Do të jetë fillimi i fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit.
6- Do të nisë ndërtimi i hekurudhës së parë moderne Tiranë- Durrës.