Cindy Marina po korr sukses me karrierën e saj në sport si moderatore. Ajo ka zënë faqet e mediave në Itali e Shqipëri, por së fundmi për të ka shkruar edhe portali rus “sport.ru.” duke shkruar një artikull.
Ata kanë shkruar për jetën e Cindy-t, ku flasin për karrierën e saj duke filluar si volejbolliste, moderimi dhe deri te kurorëzimi si Miss Shqipëria në vitin 2019.
“Cindy Marina është një modele shqiptaro-amerikane, ish-volejbolliste dhe prezantuese sportive. Cindy (me emrin e supermodeles Cindy Crawford) ka lindur më 18 korrik 1998 në Çikago në një familje shqiptare. Marina filloi të luante volejboll në rininë e saj. Ajo luajti për ekipin Forza1, ku nëna e saj (një volejbolliste profesioniste) ishte trajnere.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, Marina iu bashkua ekipit të volejbollit të femrave ‘Duke Blue Devils’ dhe u emërua në ekipin fillestar të ‘Konferencës së Bregut të Atlantikut’ (ACC). Në vitin e saj të dytë, moderatorja bukuroshe u largua nga ‘Djajtë’ dhe filloi të luante për ekipin e volejbollit të grave ‘USC Trojans’. Ajo u kurorëzua Miss Shqipëria në vitin 2019, duke u bërë gruaja e parë e lindur në Amerikë që fitoi ndonjëherë këtë titull.
Në të njëjtin vit, ajo përfaqësoi Shqipërinë në konkursin Miss Universe. Në gusht 2021, Marina u bë mikpritëse e ndeshjeve të futbollit të Serisë A të transmetuara në Shqipëri dhe Kosovë’’, shkruan portali rus sport.ru.
Cindy mesa duket po i kalon kufijtë me suksesin e saj çdo ditë e më shumë.