Artan Hoxha publikon pamjet e trishta dhe trondit me rrëfimin: ‘Qeveria, atje ne Tirane, duket kaq larg per keta njerez, sa i ka harruar prej kohesh’

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga një fshat në Tepelenë, ku bën një përshkrim thellësisht të trishtë. Hoxha shprehet se ata që kanë mbetur në fshat janë vetëm të moshuar dhe të varfër deri në skamje. “Qeveria atje n Tiranë duket aq larg për këta njerëz sa i ka harruar prej kohësh”, shkruan Hoxha.

Postimi i Artan Hoxhës

Nje kafe turke nen zjarrin e sobes, ne Dhemblan rreze Malit te Gribes, te kujton se pa ikur “plakat e prillit” nuk iken kollaj dimri….

Kjo kafe te kujtonte fillimin e viteve ‘90-te, pasi shitej nga kripa e zeze per bagetite, mielli, himet dhe deri te shkrepset.

Me shume se vete godina apo malli qe shitej ne te, vlente nje fletore e vjeter shkrimi, ne te cilen ishin shenuar emrat e familjeve dhe banoreve te fshatit qe kishin blere pa leke.

Dhe nuk ishte pak, por plot 7 milione leke te vjetra. Nje borxh i krijuar dite pas dite, per me shume se nje dekade, ne kafen me te varfer te fshatit.

Per nje pjese te mire te borxhlinjeve, i zoti lokalit, i kishte humbur shpresat se do ta paguanin nje dite.

Ata qe kane mbetur ne fshat jane vetem te moshuar dhe te varfer deri ne skamje.

Te rinjte jane zhdukur nga syte kembet jashte vendit, pa asnje shprese per t’u kthyer pas.

Ata qe kane bere prokopi, ne mergim apo ne qytetet e medha te vendit, kane rindertuar shtepite dhe kthehen ne te rralle per t’u çmallur me vendlindjen.

Qeveria, atje ne Tirane, duket kaq larg per keta njerez, sa i ka harruar prej kohesh.

Per luften ne Ukraine apo krizen e krijuar prej saj, as qe u bie ndermend.

Ata kane gjithe jeten ne lufte per te mbijetuar.

Ndersa kriza eshte bashkeudhetare nga lindja deri ne vdekje.

Nje pamje e trishte e Shqiperise se vertete.

E cila i mban syte nga qielli, jo per te pare satelitin qe do leshonte ne hapesire kryeministri yne, por per t’ju lutur zotit qe te lehtesoje sadopak mjerimin e tyre…

Loading...