Berisha:”Viti 2018 do shenohet ne memorjen e kohes si viti i Kakistokracise (kakistos ne greqishten e vjeter me i keqi) pra – Viti ne te cilin ne patem qeverisjen me te keqe qe nga koha e regjimit totalitar”

Në një postim të gjatë në facebook, ku uron shqiptarët për Vitin e Ri 2019, ish kryeministri Sali Berisha, bën një analizë të vitit që lamë pas. Berisha e konsideron 2018-ën, viti i rekordeve më të zeza këto 27 vite pluralizëm.
Viti 2018 do shenohet ne memorjen e kohes si viti i Kakistokracise (kakistos ne greqishten e vjeter me i keqi) pra,- viti ne te cilin ne patem qeverisjen me te keqe qe nga koha e regjimit totalitar.” Shkruan Berisha ndërsa thekson se është besim plotë se Viti i Ri 2019 do të jetë viti i triumfit të plotë dhe përfundimtar të revolucionit demokratik popullor që do fshijë nga faqja e dheut regjimin e kakistokracise dhe kalbësirat e tij.
Postimi i plote:
GEZUAR Vitin e Ri 2019!
Viti 2018 do shenohet ne memorjen e kohes si viti i Kakistokracise (kakistos ne greqishten e vjeter me i keqi) pra,

– viti ne te cilin ne patem qeverisjen me te keqe qe nga koha e regjimit totalitar.

2018 ishte viti i Kakistokracise sepse:

– klika ne pushtet, ne raport me rrogat ka vendosur mbi qytetaret taksa shume here me te larta se te çdo vendi tjeter ne Europe. Shqiptaret sot paguajne litrin e naftes 30% me shtrenjte se sa ne Gjermani, kurse ne proporcion me rrogat se paku 600% me shume. E njejta gje mund te thuhet per çmimin e energjise elektrike, uijt, tarfat e shkollimit, transportit, mjekimit te tyre, etj etj..

Ky ishte viti i kakistokracise sepse:

– kreu i meduzes Edvin Kristaq Rama dhe qeveritaret e tjere kane vjedhur dhe shperdoruar miliarda euro me PPP-te e tyre, doganat, tatimet, prokurimet publike. Rikujtoj ketu se ky regjim nderton sot rruge apo shkolla e vepra te tjera me çmime minimumu 5 here me te larta se se ne çdo vend tjeter, perfshire SHBA.

Ky ishte viti i Kakistokracise sepse:

– qeveritaret e te gjithe piramides kriminale te mazhorances u faktua se jane te lidhur si mishi me thoin me krimin, drogen, bandat.

Ky ishte viti i kakistokracise sepse

– me keqesine, vjedhjet, lidhjet me krimin, Edvin Kristaq Rama dhe bandat e tij ne pushtet vrane dhe vrasin çdo ore dhe çdo dite shpresen e shqiptareve.

Ata kane bere shqiptaret njere shpresehumbur dhe Shqiperine vendin nga i cili rreth 70% e qytetareve te saj kerkojne te largohen.

Ky eshte regjimi i kakistokracise sepse:

– me muret e korrupsionit, vjedhjeve, krimit dhe droges kakistokratet kete vit njelloj si ne vitin 2016 mbyllen deren te hapjes se negociatave te Shqiperise me BE.

Ky ishte viti i regjimit te Kakistokracise sepse:

– Krye, krye kreu i mafies shteterore kreu kete vit grushtin e shtetit brenda shtetit, asgjesoi Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte, vendosi kunat-prokurorine e Dvoran Gjykaten dhe nelloj si ne diktaturen staliniste shnderroi drejtesine e vendit ne dege te ekzekutivit.

Ky eshte regjimi me i keq per interesin dhe çeshtjen kombetare pas diktatures komuniste dhe kohes se Jorgo Zografit sepse:

– ne nje akt tradhetie te larte kombetare, Edvin Kristaq Rama apo Zografi Bis i shiti Greqise mbi 2000 km det dhe triliona meter kub gaz dhe fuci nafte dhe se,

– se bashku me argatet e Beogradit ne Prishtine, kane marre nga sivllau i tyre Vuçiç flamurin e Serbise se Madhe dhe te coptimit te ri te Kosoves.

Por viti 2018 eshte dhe viti i pare i ngritjes, pas vitesh shtypje te eger dhe padrejtesish ekstreme, te shqiptareve ne kembe ne Kukes, Tirane, studenteve te universiteteve ne mbare Shqiperine, viti i permbysjes se narkokabinetit me te korruptuar te globit.

Ndaj dhe une do ta mbyll kete mesazh me shpresen dhe besimin tim te plote se Viti i Ri 2019 do te jete viti i triumfit te plote dhe perfundimtar te revolucionit demokratik popullor qe do fshije nga faqja e dheut regjimin e kakistokracise dhe kalbesirat e tij.

Duke perfunduar, uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjitheve; Gezuar Vitin e Ri 2019!

Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR!

Loading...