Arkeologët bëjnë zbulimin HISTORIK në Mirditë

Pas njoftimit të bërë nga banorët e Mirditës, specialistët e IKTK kanë realizuar një hulumtim në terren.
Gjatë hulumtimit pranë fshatit Kthellë në Mirditë, ata konstatuan fragmente qeramike, bronzi, eshtrash etj. Gjithashtu, po në sipërfaqe u identifikua edhe një enë e plotë qeramike që i takon “Kulturës Ilire të tumave të Matit”.

Objekti të cilin e zbuluan i përket Periudhës së Hekurit dhe është një enë qeramike me dy vegla vertikale të zhvilluara mbi buzë.

Specialistët pranë Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK, bënë të mundur realizimin e të gjithë procesit të pastrimit dhe të restaurimit të enës, si edhe regjistrimin e saj si pasuri kulturore në “Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore”. Ndërkohë, specialistët e IKTK po vijojnë punën për studimin e materialit arkeologjik.

Njoftimi i plotë:
Specialistët e IKTK kanë realizuar hulumtimin në terren të gjetjeve arkeologjike rastësore, pas njoftimit të dhënë nga banorët e zonës, pranë fshatit Kthellë në Mirditë, ku në sipërfaqe u konstatuan fragmente qeramike, bronzi, eshtrash etj. Gjithashtu, po në sipërfaqe u identifikua edhe një enë e plotë qeramike që i takon “Kulturës Ilire të tumave të Matit”.

Objekti i zbuluar është një enë qeramike me dy vegje vertikale të zhvilluara mbi buzë, i cili datohet paraprakisht në Periudhën e Hekurit. Specialistët pranë Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK, bënë të mundur realizimin e të gjithë procesit të pastrimit dhe të restaurimit të enës, si edhe regjistrimin e saj si pasuri kulturore në “Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore”. Ndërkohë, specialistët e IKTK po vijojnë punën për studimin e materialit arkeologjik.

Loading...