Ish -deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako, i cili u la në qeli pak ditë më parë mund të shkoj drejt bashkëpunimit me drejtësinë. Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, atëherë mund të ketë shumë ministra dhe ish-ministra, të cilët mund të jenë të përfshirën në aferën e inceneratorëve dhe mund të rrezikojnë që të kenë të njëjtin fat si Bllako. Ndërkohë, avokati i tij, Sokol Hazizaj, ka deklaruar se Alqi Bllako ka shprehur vetëm një dëshirë, që të përballet me organet e drejtësisë, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.
Në një intervistë televizive, avokati Sokol Hazizaj shtoi se Bllako ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi dhe të bashkëpunojë me drejtësinë. Madje zoti Hazizaj nuk e mohoi përpjekjen e SPAK që ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Kjo tha avokati është një procedurë standarde e drejtësisë.“Bllako ndodhet në ambientet e paraburgimit si pasojë e vendimmarrjes së Gjykatës së shkallës së parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Bllako ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi. Vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë dhe kjo do kohën e vet për të identifikuar provat”, tha ai. Ndër të tjera, avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos. Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionarë i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur janë pozitë të tillë.
Ai tha, se Bllako nuk ka qenë funksionar i lartë publik.“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik. Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.
Akuzat që rëndojnë ndaj Alqi Bllakos
Ndërkohë, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Ish-deputeti socialist nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK, ndërsa ka thënë në gjykatë se ka qenë vetëm një përcjellës i dokumenteve, duke ia ka kaluar kështu topin ministrave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Por, nuk dihet nëse SPAK do të nis një hetim ndaj ministrave të cilët janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën arrest me burg për të, 1 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.
Sipas SPAK, Bllako akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim edhe me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.