Presidenti i KOKSH del me propozimin e papritur: ‘Të rihapen bastet sportive në Shqipëri!’

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka propozuar rihapjen e basteve sportive, kur këto të fundit janë mbyllur prej afro 4 vitesh me urdhër nga qeveria.
Propozimi është bërë nga vetë presidenti i këtij Komiteti, Fidel Ylli.

Fidel Ylli

KOKSH ka njoftuar një takim këtë të Premte me të gjitha Federatat Sportive anëtare të këtij institucioni për të diskutuar dy pika shumë të rëndësishme sipas njoftimit, grantet e sportit dhe rihapja e kompanive të basteve.

Me shumë gjasa ata do t’i kërkojnë qeverisë që të rihapë bastet sportive duke parë situatën jo të mirë kur vet qeveria ka ulur buxhetin për sportin.

Loading...