Bashkëshorti i Roula Pispirgou, e cila akuzohet për vrasjen e të bijës 9-vjeçare shprehet i shokuar në lidhje me detajet e fundit që kanë dalë në dritë për vrasjen e Georginës.
Teksa doli nga zyra e gjyqtares, që po heton vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, Manos Daskalakis tha se është tronditur nga përfundimet e organeve të drejtësisë.
Duke folur para kamerave televizive ai tha se provat që kanë dalë kundër bashkëshortes së tij nuk mund të vihen në dyshim dhe se për momentin nuk mund të thotë asgjë më shumë, pasi po kalon momente të vështira.
Në përpjekje për tu distancuar nga vrasja e të bijës ai u shpreh i distancuar nga veprimet e bashkëshortes 33-vjeçare, duke thënë se nuk kishte vënë re asnjë veprim të dyshimtë te ajo. Ai tha se Roula ishte një mama shembullorë.
Megjithatë organet e drejtësisë dyshojnë se Manos Daskalakis ka gusht në vrasje e Georginës dhe 2 vajzave të vogla të familjes, shkruan CNN Greece.
“Deri më tani ajo nuk kishte dhënë as shenjën më të vogël se kishte bërë diçka. Ajo ishte një nënë model. Nuk po e kuptojmë dot, asnjë nga familja jonë dhe presim që të dalë në dritë e vërteta edhe për dy fëmijët e tjerë”, tha ai, duke shtuar: “Ne jemi plotësisht bashkëpunues me autoritetet përkatëse për këtë”.
I pyetur për vdekjen e dy vajzave të tjera, Manos tha se është në pritje të hetimeve të organeve të drejtësisë.
“Deri më tani kemi pasur dy vendime mjeko -ligjore që nuk na kanë dhënë as më të voglin dyshim se bëhet fjalë për vepër penale apo diçka tjetër”, tha ai.
Ndërkohë avokati i Manos Dhaskalakis bën fjalë për vrasje në gjakftohtësi.
Në një deklaratë për gazetarët jashtë zyrës së hetimit, z. Karabelas analizoi arsyetimin e vendimit të Manos Daskalakis për të ngritur padi civile.
“Në kombinim me mostrat e testit toksikologjik, oficerët e tij të policisë me përvojë të madhe të vrasjeve arritën në përfundimin se vdekja e Georgina ishte për shkak të marrjes së ketaminës. Këto konkluzione të organeve të para-hetimit janë konfirmuar nga prokurori dhe hetuesi si në vitin e parë me dhënien e urdhrit të arrestit ashtu edhe në vitin e dytë me caktimin e paraburgimit të të akuzuarit. Klienti im, pas tronditjes fillestare, është i bindur se vdekja e Georgina është për shkak të një vepre penale pas së cilës qëndron e akuzuara (Roula Pispirgou)”, tha avokati.
Ai shtoi:
“Kjo është një vrasje që ka ndodhur në gjakftohtësinë gjendje shpirtërore krejtësisht të qetë dhe t po të kemi parasysh se ka pasur edhe pesë tentativa të tjera, siç përmendet në shkresat hetuese, për të cilat jemi njoftuar sot. Duke iu referuar hulumtimit për dy fëmijët e tjerë të familjes, Irisin dhe Malenën, z. Karabelas theksoi se “klienti i tij është në pritje të rezultateve nëse vdekja për të cilën ishte i bindur deri tani për shkaqe patologjike nuk përputhet me realitetin.