Shpërthen në flakë makina , detaje nga policia

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në zonën e TEG në Tiranë.

Sipas policisë mjeti në pronësi të V.K ka marrë flakë në lëvizje, dyshohet se shkak ka qenë një defekt në mjet.

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.04.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Loading...