Policia greke ka arrestuar nënën dhe babanë e tre fëmijëve të mitur që u gjetën mëngjesin e së enjtes duke jetuar të lënë pas dore në shtëpinë e tyre, mes minjve dhe buburreca.
Mediat greke raportojnë se fëmijët ishin të moshës mes 3 deri në 9 vjeç. Rasti është zbuluar nga organizata “Buzëqeshja e fëmijës”, pasi disa telefonata sinjalizuan për gjendjen e mjerueshme.
“Morëm dy telefonata nga njerëz të ndryshëm në atë zonë, të cilët treguan për gjendjen e fëmijëve. Bëmë një raport dhe e kaluam në shkurt, i cili përfshin gjithçka që kishim ditur deri atëherë. Fëmijët janë transportuar me urdhër të prokurorit fillimisht në komisariat dhe prej andej në spital”, thuhet nga kjo organizatë.
Sipas informacioneve, një nga personat që ka dhënë informacion ishte ish-partneri i nënës dhe njëherësh babai i dy prej tre fëmijëve.
“Këta janë tre fëmijë me origjinë greke. Nëna, sipas informacioneve, ka dhunuar edhe babanë. Pas një denoncimi, fëmijët janë transferuar me urdhër të Prokurorisë në komisariatin e Shën Panteleimonit. tha presidenti i “Buzëqeshja e Fëmijës”, Kostas Giannopoulos.