Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sukth-Maminas.
Sipas njoftimit të policisë, një 25-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjeti i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë Durrës:
“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Sukth-Maminas në rrugë dytësore, shtetasi E. Sh., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjeti i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”