Një grua me zemër të madhe. Nënë e përkushtuar e dy djemve. Aktiviste dhe qytetare qëndrestare e palodhur në çështje të shumta lënguese të këtij vendi. Më e dashura mësuese e gjimnazit Andon Zako Çajupi, që me vizionin dhe frymën e saj ka shenjuar breza të tërë. Ajo është mikja e çmuar dhe gruaja prej një force të rrallë, Ina Kasimati, e cila, sërish, gjendet në betejë me kancerin e gjirit.
Vullnetin, forcën e dëshirën për të luftuar sëmundjen dhe përqafuar jetën, Ina i ka bekim prej natyre. Prej nesh, që duam ta kemi pranë, duhet një përqafim i gjatë dhe ndihmesa në luftën e saj drejt shërimit.
Ju lutem, dhuroni për Inën dhe shpërndajeni! 💚
Loading...