MINSK- Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar listën e vendeve armike, të cilat do t’i publikojë sot në Fletoren Zyrate. Përveç vendeve anëtare të BE-së, lista përfshin edhe 12 vende të tjera, ku përfshihet edhe vendi ynë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit zyrtar. Dje, Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nënshkroi një dekret që synon, siç thuhet, “mbrojtjen e subjekteve ekonomike kombëtare nga huamarrja e fondeve nga llogaritë e tyre me kërkesë të banorëve të vendeve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër personave juridikë ose fizikë bjellorusë.”
Në një kohë që lufta në Ukrainë vazhdon, Bjellorusia nuk po merr pjesë në ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, por e mbështet duke bërë që të ndëshkohet nga një sërë sanksionesh nga vendet perëndimore.