Rama: ‘Krizën në PD e kam parashikuar, ja çfarë i kam dërguar Lulzim Bashës me mesazh’

Kryeministri Edi Rama thotë se e ka parashikuar krizën në Partinë Demokratike, por ka gabuar me një vit diferencë.

Sipas tij, priste që të ndodhte një vit më parë dhe ia kishte çuar me mesazh Lulzim Bashës, i cili dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD.

Rama: Përmenda padashje Ilirin dhe Saliun, nuk kam pasur vëmendjen fare tek PD por duke qenë se i gjithë brezi i ri që foli para meje shprehu që nuk kemi opozitë siç e dëshirojmë, unë nuk mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se nuk ka opozitë. Nuk është humbje, përkundrazi duhet të kishte ndodhur me kohë.

Ja kam çuar dikur me mesazh Lulzim Bashës dhe kam gabuar me vetëm 1 vit diferencë, kam qenë optimist se do ndodhte shumë shpejt e gjithë kjo.

Loading...