Irani del me deklaratën e jashtëzakonshme për armët bërthamore

“Shtetet e Bashkuara kanë avancuar kohët e fundit kërkesa dhe kushte të tepruara në këmbim të heqjes së sanksioneve që shkojnë përtej projekt-marrëveshjes bërthamore që po diskutohet në Vjenë”, tha sot Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian.

“Ne kemi arritur në përfundime në diskutimet teknike me E3 (Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania), por Irani nuk do të tërhiqet nga vijat e kuqe dhe nuk jemi të fokusuar vetëm në bisedimet e Vjenës”, shtoi Amirabdollahian.

Rruga e diplomacisë për arritjen e një marrëveshjeje “të qëndrueshme dhe të ndershme” në Vjenë është e hapur, nënvizoi ministri, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara kanë insistuar vazhdimisht për bisedime të drejtpërdrejta me Iranin.

Por ne besojmë se nëse ka vullnet të mirë nga ana e tyre, amerikanët duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të liruar disa nga asetet e ngrira iraniane dhe për të hequr sanksionet”.

Loading...