Roza Lati ‘shpërthen’ në lot mes emisionit, shkak u bë Arbër Hajdari…

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e emisionit ‘Why Not”, Roza Lati u përlot në studio teksa i ftuari Arbër Hajdari po tregonte një histori të trishtuar të një familjeje në nevojë. Arbri tregoi historinë e një vogëlushi i cili çokollatën e tij preferoi mos e hante vetë por ta ndante me motrën dhe vëllain e tij. Të tre fëmijët kishin vetëm nënën dhe gjesti human i vogëlushit me sa duket kjo emocionoi moderatoren e cila nuk i mbajti dot lotët.

Hajdari: Kemi qenë në Institut dhe kishim programuar një aktivitet me Blendi Fevziun në terren. Ishte ftohtë, dimër na ngeci një nga makinat. Zbritëm nga makinat dhe po zbrisnim ushqimet. Aty ishin disa kalamaj të vegjël. Gjatë kohës që ne po shkarkonim Blendi merr disa çokollata dhe ja shpërndan kalamajve. Ata filluan t’i hanin, vetëm njëri prej tyre nuk e hapi. Blendi e pyeti pse nuk e hapi dhe fëmija i tha që do ta hante më vonë. Ne e kaluam këtë situatë dhe filluam të shpërndanim ndihmat.

Kur shkuam te familja e fundit ishte një zonjë që kishte 3 fëmijë jetimë. Një ndër fëmijët ishte djali që nuk hapi çokollatën. Blendi i tha “po këtë djalin e takova qëparë, i dhashë një çokollatë por nuk i hante.” Nëna i tha “jo ky i ha çokollatat, por erdhi ta ndajë me motrën dhe vëllain e tij.” Kjo ishte një gjë që na goditi dhe ne që ishim aty sepse në realitetin që jetojmë sot shumë rrallë e shikon këtë.

Loading...