Kryeministri Edi Rama mbërrin në Berlin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj të diele në Berlin, në një vizitë zyrtare, ku ditën e nesërme pritet të mbajë dhe një takim me kancenelarin e gjermanisë Olaf Scholz.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjete sociale pamje nga pritja ceremoniale që i është bërë atij në aeroport nga autoritetet gjermane.

“Mbërritja në Berlin për vizitën zyrtare me ftesë të Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz”, shkruan Rama krahas pamjeve të postuara.

AGJENDA E VIZITËS ZYRTARE TË KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, Z. EDI RAMA

NË GJERMANI

Berlin, 10-12 prill 2022

E diel, 10 prill
15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Loading...