Zbardhet dëshmia e Skerdi Tasi, i cili u arrestua nga policia për tentativë vrasjeje të pronarit të një shkolle të njohur private në Tiranë, ngjarje e ndodhur para pak muajsh. Fatmirësisht, 63-vjeçari që po udhëtonte me një “Mercedes-Benz ML” shpëtoi paq, me plumbat që i tejshkuan makinën. Fati ishte me të, sepse sipas agresorit ai nuk paska qenë shënjestra e vërtetë, por e gabuar.
Ja dëshmia e tij para hetuesve: “Në atë vend kam qëndruar rreth një orë në këmbë duke pritur, nuk më kujtohet sa ka qenë ora kur kam parë automjetin ML me targa Tirane, në timonin e së cilës mendova se ishte një person me të cilin dy javë më përpara kisha pasur debat të fortë.
Në momentin që pashë automjetin kam nxjerrë nga trupi një arme zjarri e tipit skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën. Në momentin që pashë se personi që ishte në makinë nuk ishte ai që prisja kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap. Kam vënë re se drejtuesi i automjetit eci disa metra përpara dhe u kthye me makinë prapë.
Menjëherë pas momentit të qëllimit kam marrë rrugën dytësore me drejtimin nga diga e liqenit, ajo që është shëtitorja e liqenit. Armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur dhe pasi kam ecur rreth 300 metra, nuk jam i sigurt për distancën, armën e kam hedhur në ujërat e liqenit rreth 10-15 metra nga bregu.