DPSHTRR ka bërë me dije risinë mbi ‘lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore’ në përputhje me direktivat EU(e njëjtë si cilësi/siguri me modelin gjerman).
DPSHTRR ka njoftuar gjithashtu se qytetarët e subjektet që do të kursejnë? 30% nga tarifa ekzistuese (2100 Lek do të kushtojë Leja e re, nga 3000 Lek që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit), por jo vetëm:
Eliminohet certifikata e pronësisë;
Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë të mos skadojë për mungesë hapësirë vulash;
Eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtarë mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.
Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.
DPSHTRR ka bërë me dije se leja e re lëshohet për regjistrimet e reja dhe për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e lejes aktuale deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj.
Përfitojnë rreth 150 mijë aplikues në vit. Personalizimi i lejes së re realizohet me puntim që nuk lejon fallsifikimet.