Çmimet e naftës ka arritur kulmin në Gjermani, ku janë ndër më të lartat në Europë
Në Bashkimin Evropian, çmimet lokale të naftës janë më të larta vetëm në Finlandë dhe Suedi, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani.
Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi për një litër benzine në Gjermani shkon në 2.08 euro.
Kjo shifër është më e lartë për 45 centë sesa në shtetin fqinj, Poloni.
Çmimet e naftës janë 1.76 euro në Luksemburg, 1.84 euro në Austri dhe 1.89 euro në Francë.
Çmimet më të ulta të naftës, brenda Bashkimit Evropian, janë në Maltë, 1.21 euro për litër dhe në Hungari, 1.42 euro.
Një prej arsyeve për dallime të tilla janë normat e ndryshme të taksimit
Loading...