DVP Vlorë Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 15 leje drejtimi, nga të cilat: 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 9 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1283 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon: – 651 masa për tejkalim shpejtësie; – 73 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; – 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 9 masa për përdorimin e aparatit celular; – 45 masa për parakalime të gabuara; – 199 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; – 8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; – 275 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.