Del fotoja e së resë që u masakrua me thikë nga vjehrri i saj

Del foto e gruas së re që u masakrua me thikë nga vjehrri i saj në fshatin Vidhishtë të Roskovecit në Fier.
Merushe Hazizi, 30 vjeçe, u vra barbarisht me thikë nga vjehrri Xhevair Hoxha, 61 vjeç i cili kundërshtonte bashkëjetesën me djalin e saj.

Pas krimit Xhevair Hoxha në gjendje të rënduar psikologjike ka varur veten në një pemë të banesës.

Merushe Hazizi rezulton e martuar dhe me tre fëmijë të cilët jetojnë me burrin e parë.

Në çastin e krimit ata kanë qenë të dy të vetëm në banesë. Noa.al

Loading...