Per shumekend eshte befasuese kjo deklarate e aktorit te njohur Rikard Ljarja i cili se fundmi ka promovuar librin e katërt, “Josifopedia”, ku ngerthen shqetësimet, kohen e tij, kohen e shqiptarëve në tre epoka gjatë komunizmit dhe pas tij, përmes një personazhi emblemë si Josifi.
Ky është libri i parë që promovon, ndërsa shënon tre romane të shkruar pas ’90-ës, duke marrë më shumë famën nga kinemaja, edhe pse ka qenë autor skenaresh dhe regjisor.
Ne nje interviste dhene per “MAPO”, teksa sqaron momente pikante nga libri i tij, ai pyetet edhe per diktaturen, cfare ishte ajo sipas tij dhe si ia ka kaluar aktori ne ate peridhe.
Ja si pergjigjet:
“Unë në diktaturë ja kam kaluar shumë mirë. Sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë…por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha, e të vogla. Ka pasë problem, por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura. Nuk e them dot. Sigurisht si ajo diktaturë nuk mund të kthehet më, se diktaturat janë diktatura”.