Përcillet për në banesën e fundit 61-vjeçari, pa shumë familjarë dhe në heshtje

Përcillet për në banesën e fundit 61-vjeçari Xhevahir Hoxha, autori i ngjarjes se Vidhishtes në Roskovec, i cili pasi vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, 30-vjeçaren Merushe Hazizi, u vetëvar pas shtëpisë.

Pak familjare e të afërm kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, ndërsa në heshtje kanë përcjellë për në varrezat e fshatit 61-vjeçarin.

Kujtojmë se Fatjon Hoxha, djali i Xhevahirit, ka qenë i martuar me parë dhe ka 1 fëmijë 9 vjeç me gruan e parë. Prej rreth 3 vitesh ai bashkëjetonte me viktimën dhe jetonin në Vlorë me qira, ndërsa rreth 1 muaj me pare u kthye në fshat te prindërit e tij.

61-vjeçari nuk e donte Merushen pasi kjo ishte e martuar më parë me dikë tjetër dhe donte që djali të mbante për nuse gruan e parë me të cilën ka 1 fëmijë.

Problemet ne familjen Hazizaj, nuk kane munguar edhe me pare. Në datë 16.03.2022 është plotësuar kërkesë padia në Polici për urdhër mbrojtje të 61-vjeçarit nga djali dhe fillimisht Gjykata e ka pranuar për dhunë psikologjike. Por në seancën e radhës, datës 28.03.2022, e ka hequr urdhrin e mbrojtjes. 30-vjecarja Merushe Hazizi është përcjellë për në varrezat e fshatit Suk1 nga familjaret e saj, jashtë syrit të medias. Gazetari Ervis Kuçi raporton se Fatjon Hoxha, ka qenë pjesë e ceremonisë mortore të babait të tij.

Loading...