Shoqata Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë ka vendosur që t’i paraqesë sekretarit të PS Damian Gjiknuri, kandidaturën e ushtarakut Kujtim Cako për President. Mesa duket këtë herë do të kemi një kandidat për President nga radhët e ushtarakëve.
Lajmi e jep kreu i Shoqatës, Bajram Mana, i cili thotë se kandidatura dinjitoze që ata kanë përzgjedhur qëndron mbi palët dhe përfaqeson unitetin e kombit.
“[…] kemi bindjen se emërimi i Kujtim Cakos ne kete funksion te larte ne krye te shtetit do jete fat e miresi per kombin Shqipetar. Shpresojme te shqyrtohet me seriozitetin me te larte nga strukturat perkatese te caktuara nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama”, shkruan ai.
Postii i plotë i Bajram Manës:
Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise ( AKUSH)Kryesia e saj e mbledhur me dt.10 04 2022 pasi diskutoj me pergjegjesi te larte VENDOSI: Ti paraqese Zotit Damian Gjiknurit ne seline e Partis Socialiste Kanditaturen e Prof.Kujtim Cakos per PRESIDENT te REPUBLIKES.Kryesia e shoqates por dhe gjithe antaresia e ushtarakeve mendon se Komisionit te perzgjedhur nga Partia Socialiste i paraqitet nje kandidature serioze e teper Dinjitoze qe qendron mbi palet dhe perfaqeson unitetin e kombit me figuren e zotit Kujtim Cako .Ay eshte nga Nivica e Tepelenes .
Ka kryer shkollen Skenderbej me rezultate te shkelqyera Universitetin e Tiranes Fakultetin Ekonomik me rezultate te shkelqyera .Ka kryer funksione te ndryshme ne ushteri si Drejtor i Drejtoris se Finances ne Ministrine e Mbrojtjes dhe per aftesi te vecanta organizative studimore e shkencore emerohet per 5 vjet me radhe Zv Minister i Mbrojtjes .Ka mbrojtur tituj te ndryshem shkencor dhe mban titullin Prof .ne fushen ekonomike .
Zoteron dy gjuhe te huaja dhe flet shkelqyshem gjuhen Gjermane.Kjo kandidature eshte Ekselente dhe i ben ndere gjithe kombit mbare .Neve kemi bindjen se Emrimi i Z.Kujtim Cako ne kete funksion te larte ne krye te shtetit do jete fat e miresi per kombin Shqipetare.Shpresojme te shqyrtohet me seriozitetin me te larte nga strukturat perkatese te caketuara nga Partia socialiste dhe Kryeministeri Z.EDI RAMA.