Pasditen e sotme në afërsi të Kopështit Zoologjik në Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër një automjet.
Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin D. Z., është djegur pjesërisht dhe për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Loading...