Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi nga shpërthimi i një bombe artizanale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit të djeshëm (31 dhjetor 2018) në lagjen ‘Kipseli’ në Athinë, në një dyqan.
Policia mbajti sekret fillimisht ngjarjen derisa antiterrori greke kreu hetimet e duhura.
Mediat greke raportojnë se 30-vjeçari”shqiptar ka humbur njërin sy dhe ka djegie të shumta në fytyrë dhe këmbë.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangjelizmo. Mësohet se 30-vjeçari” shqiptar ka qenë duke kaluar kur shpërtheu bomba e vendosur në hyrje të dyqanit.
Ndërkohë, shpërthimi i bombës shkaktoi dëme në dyqan dhe në një kamion që ishte parkuar aty pranë. /albeu.com/
Loading...