Hapet pika e re e kalimit kufitar, Shqipëria dhe Kosova më afër

Është finalizuar sot hapja e pikës së kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë Shishtavec-Krushevë. Pika e re kufitare do të lidhë Shqipërinë dhe Kosovën përmes Kukësit dhe zonës së Dragashit.

Pika e kalimit kufitar u inagurua nga ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Bledi Çuçi dhe Xhelal Zvecla.

Qeveria shqiptare vendosi në shtator të vitit të shkuar për të hapur këtë pikë të kalimit kufitar.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama

Loading...