Qytetarë të Vlorës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë vijuar të dielën protestën kundër projektit të qeverisë për sheshin e ‘Flamurit’.
Të mbledhur në orën 11:00 në shesh, ata kundërshtojnë ndërhyrjet në këtë zonë historike të Vlorës, pasi do të demtonin trashëgiminë kulturore të qytetit.
Ndërhyrja parashikon krijimin e një platforme rrethore dhe zhvendosjen e katër topave që simbolizonin katër vilajetet që përbënin Shqipërinë.
“Nëse nuk reagojmë identiteti ynë kolektiv humbet” tha një protestues.
Kjo është protesta e tretë për rikonstruksionin e sheshit, ku qytetarët kërkojnë të ruhet identiteti. Aktivistë të shoqërisë civile thonë se do të kërkojnë ndihmën e një studioje ligjore për të përgatitur kallëzim në SPAK. Sipas tyre, përveç dëmtimit të trashëgimisë kulturore kemi të bëjnë dhe me shpërdorim të fondeve publike.