Sot në qytetin e Kavajës, familjarë, të afërm dhe qindra qytetarë kanë përcjellë mes lotësh e dhimbje në banesën e fundit 24-vjeçaren Daiana Galicaj.
Daiana u nda nga jeta në lule të rinisë pas një aksidenti tragjik në Itali, ku jetonte dhe punonte prej disa kohësh.
Ajo ishte duke u kthyer nga puna në komunën Castelmassa, kur humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte. Galicaj punonte në kompaninë Amazon e prej kohësh jetonte në Badia Polesino.
Humbje e pangushëllueshme për prindërit, motrën, vëllain, të fejuarin dhe gjithë të afërmit e miqtë që sot i dhanë Lamtumirën e fundit! Të qoftë bahçe e mbushur me lule ajo bota tjetër, si lulet e panumërta me të cilat të mbuluan sot!”,- shkruan faqja që mban emrin e qytetit në rrjetet sociale.