Moderatorja e njohur shqiptare i kthen përgjigjen ‘epike’ komentuesit: ‘Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon veten në pasqyrë’

Një nga personazhet e njohura të ekrabit dhe rrjeteve sociale, Aulona Musta, mbetet mjaft aktive në postimet e saj. Ajo ndërvepron me fansat. Por nuk mungojnë edhe komentet fyese dhe përçmuese.

Në një video të publikuar në proflinin e saj në Tik-Tok, Aulona i është përgjigjur komentit negativ të një ndjekësi.

“Je vërtet shumë e shëmtuar, pse i fshin komentet negative?”- shkruan ndjekësi.

Moderatorja është përgjigjur me një video ku ironizon komentin e ndjekësit në fjalë.

“Zemra ime jo vetëm që nuk fshi komente, po të nxjerr edhe në tabelë nderi, sa e mirë që jam.
Të jap mundësin të shijosh edhe ti një gjë të bukur, nga dita jote, nga jeta jote, se jam e sigurt që kulmi i lumturisë që ke ky është apo jo. Të komentosh me profil fallco në TikTok kaq. S’besoj se bën ndonjë gjë më të bukur në jetë. Ditë të mbarë!”- shprehet Aulona gjatë videos.

Moderatorja është një ndër personazhet e njohur të ekranit shqiptar më e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Ajo ndan me fansat e saj të shumtë foto të ndryshme nga përditshmëria, por jo të gjitha postimet priten mirë prej tyre.

Ka patur disa ndjekës që e kanë kritikuar Aulonën për fotot që ka zgjedhur që të ndajë me ta ku nuk kanë munguar gjithashtu komentet.

“Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon vetën në pasqyrë”, i shkroi kohë më parë një ndjekës moderatores, teksa ajo nuk ka duruar dhe i është përgjigjur duke shpërthyer kundër saj.

“Idiote ik ti, se unë jam në shtëpinë time, ti ke ardhur e padëshiruar”, i përgjigjet Aulona, e cila herë pas here nuk që t’u përgjigjet përton fansave që e ofendojnë.

Loading...