Sulm terrorist në Turqi, ka të vdekur dhe të plagosur

Një sulm me bombë u bë mëngjesin e sotëm ndaj një autobusi që transportonte gardianë burgu në Bursa të Turqisë. Paraprakisht mediat turke raportojnë për një të vdekur dhe 4 të plagosur, ku njëri është rëndë. Dyshohet se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Në një reagim për mediat, ministri i Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se po punohet për kapjen e autorëve të mundshëm.

Turqia është në prag të zgjedhjeve dhe është bërë rutinë tashmë që sulme të tilla të ndodhin para fushatave elektorale në vend me qëllim rritjen e tensioneve. /abcnews.al

Loading...