Maqedonia e Veriut jep lajmin e mirë për shqiptarët

Nga e marta për të hyrë në Maqedoninë e Veriu nuk duhet të tregosh më në kufi një certifikatë vaksinimi dhe as një test negativ PCR.
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi njoftoi se qeveria shfuqizoi detyrimin e paraqitjes së një certifikatë vaksinimi, certifikatës që tregon se ke kaluar Covid, testet negative PCR dhe antigjen, për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend.

Maqedonia e Veriut gjithashtu hoqi edhe masën për izolim në shtëpi me shpenzime personale në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartpërmendura.

Po ashtu javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut u miratua masa për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, transportit publik, shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara.

Autoritete shëndetësore kanë thënë se do të vazhdojnë të lehtësojnë masat me kujdes, pa e përkeqësuar situatën epidemiologjike në vend.

Loading...