Maqedonia e Veriut- Dënohet me burg ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski. Fajtor janë shpallur edhe ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev janë shpallur fajtor për rastin “Parcelat në Vodno”.
Gjykata e Shkupit ka dënuar Nikolla Gruevski me 7 vjet burg, Sasho MIjallkov me 1 vit e 3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim.
Ndërkohë Risto Novaçevski dënohet me masë alternative, 3 vite dënim me kusht dhe Jordan (Orce) Kamcev me 1 vit burg, ku i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Nenad Josifoviç dënohet me masë alternative, 2 vjet burg me kusht.
Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit.