Revoltohet Braçe me ministren: ‘Tokat në Myzeqe po thahen, djemtë e rinj duan naftën të mos ikin’

Deputeti socialist Erion Braçe vijon qendrimet e tij të forta kundër Ministrisë së Bujqësisë, që sipas tij është shumë me vonesë për skemën e mbështetjes së fermerëve me naftë.

Teksa lexon disa mesazhe të bujqve në Lushnje, Braçe shprehet se ata e duan tani naftën pa akcizë, në të kundërt rrezikojnë të mbjellat.

Një tjetër shqetësim është edhe mungesa e shiut, dhe e alternativave për vaditjen e tokës. Ish numri 2 i qeverisë shprehet se këtë problem e ka deklaruar që prej muajit Janar në Kuvend, por ministrja e bujqësisë bënte sikur nuk e kuptonte ku qëndronte shqetësimi i bujqve.

Postimi i Braçes:

ESHTE E HENE, DITE PUNE APO JO?! Bujqesia kerkon NAFTEN dhe UJIN PER VADITJE!

Sot ne mengjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshte te 30-ave qe merren me BUJQESI ne Cerme Sektor/DIVJAKE, jane ne pune, ne fushat e Terbufit; Te dy kishin nje hall; NAFTEN PER MEKANIKEN BUJQESORE! PO VONOHET-klithin.

Misri po deshton per mbirje-ka 10 dite i mbjelle, nga thatesira e nevoja jetike per uje; na duhet nafta per pompat; Erdhi vakti te korrim jonxhat e na duhet nafta per mekaniken; Shkurt e qarte, kaq.

Aaaaa po, eshte edhe ky rresht: NA SHIH PAK NE NE TERBUF PER NAFTEN SE EDHE 7 DJEM TE RINJ KANE MBETUR QE MBJELLIN TOKA! Kam qe javen e pare te janarit qe u flas e flas per naften dhe ujin;
Ju nje daulle: Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides!

500 tone nafte e shperndare eshte nje gote me uje ne fushat e Myzeqese! Nxirrini nga halli i BUROKRACISE E PAAFTESISE bujqit qe HALLI I TYRE MOS KTHEHET SHPEJT HALLI I USHQIMIT TE GJITHE SHQIPERISE!

Loading...