Kina ka nisur një sulm të paprecedentë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të vendit, Wang Wenbin tha nëpërmjet një deklarate zyrtare se Amerika është mjeshtre në fushën e dezinformimit. Zyrtari kinez tha se Shtetet e Bashkuara po përdorin “ndjeshmëritë e shtirura demokratike” për të “shkatërruar plotësisht vendet sovrane”. As Evropa nuk i shpëtoi kritikave të Kinës.
“Shpresojmë që Evropa të ndalojë ti mbajë qiriun djallit,” tha zyrtari kinez, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, vrasjen e 300,000 civilëve dhe çrrënjosjen e 26,000,000 njerëzve në mbarë botën në Afganistan dhe Irak.
Përveç kësaj, ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara janë kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin e njerëzimit.
“Ndjeshmëritë e shtiura demokratike janë vetëm një pretekst për të sulmuar dhe shkatërruar plotësisht vendet sovrane. Duhet të ishin paraqitur tashmë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për krime kundër njerëzimit,” tha Wang.