Futbollisti Alban Rexhepi ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshje futbolli.
Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën, pasi ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjhershmë. Rexhepi nuk është ndjerë mirë në sfidën mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit në Ligën e Parë kosovare, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2.
26-vjeçarit do i duhet t’i nënshtrohet një operacion në zemër.
Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Rexhepi është vizituar nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i ka qëndruar pranë futbollistit në këto momente të vështira.
Loading...