Ish-deputetja Rudina Hajdari ka ndarë një moment nga procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në Korçë.
Ajo ka ndarë në Facebook, foton e një demokrati i cili votoi në zgjedhje me autorizimin e firmosur vite më parë nga Azem Hajdari.
Rudina shpreh se fotoja i dha shumë emocion dhe e bën të mendojë se PD-ja duhet t’i rikthehet idealeve, pasionit dhe energjisë së ditëve të para. Ajo e falenderon demokratin për kujtimin që i përcolli.
“Më ngjalli shumë emocion fakti që Z. Hysko votoi në procesin e riorganizimit të PD në Korçë me autorizimin e firmosur nga Azem Hajdari. PD duhet e do ti rikthehet idealeve, pasionit dhe energjisë së ditëve të saj të para. Faleminderit për kujtimin Ëngjëllush Hysko”, shkruan Rudina Hajdari.