Burgjet, alokohet fondi 643 milionë lekë për unifikimin e gradave me Policinë e Shtetit

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, ndër të tjera parashikon dhe një rritje rroge për punonjësit e Policisë së Burgjeve deri në 7%, ndërsa alokohet dhe fondi prej 643 milionë lekë për unifikimin e gradave me Policinë e Shtetit.

Disa nga kërkesat financiare të parashikuara nga Ministria e Drejtësisë kanë të bëjnë me buxhetin financiar të policisë në burgje. Fondi në fjalë përfshin shifrën prej 643 milionë lekësh, që shkojnë për stafin policor, me qëllim unifikimin e gardianëve me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Sipas parashikimeve në buxhet, për shpenzime personeli janë vlerësuar 654 milionë lekë, ndër të cilat 643 milionë lekë janë për stafin policor. Kjo shtesë vjen për gradat me qëllim unifikimin e gradave të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të punonjësve të Policisë së Burgjeve. Dhe shtesa për vjetërsinë në punë, të trajnohen stafi policor i burgjeve, që të trajtohet njësoj me stafin e policisë së shtetit. Dhe kjo shifër shkon 643 milionë, pothuajse në shifra të barabarta për të dy zërat, për gradën dhe për vjetërsinë në punë. /ATSH

Loading...