Këtë vit 5 miliardë lekë më shumë për pushtetin vendor

Buxheti i pushtetit vendor për vitin 2019, do të jetë rreth 11% më i lartë se ai i 2018-ës, ose 5 miliardë lekë më shumë fonde për shërbime dhe investime publike.

Thellimi i decentralizimit fiskal, rritja e autonomisë financiare dhe konsolidimi i financave vendore janë ndër objektivat kryesore të qeverisë në drejtim të përdorimit me efektivitet të fondeve publike në nivel vendor dhe përmirësimit të shërbimeve.

Viti 2019, do të jetë viti i implementimit të plotë të të gjithë instrumentave të reja të parashikuara në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore, duke konsoliduar burimet e financimit dhe sigurojnë një menaxhim më cilësor të shpenzimeve vendore.

Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme e buxhetit të shtetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jetë 1% e PBB-së, ose 1 miliard lekë më e madhe sesa ajo e vitit 2018 dhe 5.2 miliardë lekë më e lartë se transferta e vitit 2015.

Buxheti për vitin 2019 do të jetë 2,92% e PBB-së, dhe krahasuar me vitin 2015 rezulton me një rritje të ndjeshme me rreth 50%. /ATSH

Loading...