Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se këto mjete do të përdoren për montimin në det të tubacionit të TAP.
Operacioni përfundoi me sukses falë angazhimit maksimal të gjitha kompanive të përfshira dhe Kapitenerisë së Portit të Durrësit.
Në kuadër të shtrimit të tubacioneve të gazesjellësit TAP në hapësirën detare midis Shqipërisë dhe Italisë, në ditët e fundit të dhjetorit u zhvillua takimi kordinues në Kapitenerinë e Portit Durrës, midis kontraktorëve, supervizorëve të projektit TAP dhe autoriteteve vendase në lidhje me mbërritjen e Dockwise White Marlin, doku lundrues, i cili do të transportojë anijen montuese Castoro 10.
Anija Castoro 10, përdoret për fazën e parë të shtrimit të tubave në det.
Ky operacion shkarkimi ndërmerret për herë të parë në radën e portit të Durrësit dhe konsiston në zhytjen në thellësinë 25 metra të dokut lundrues dhe lëshimin e anijes që ka të ngarkuar.
Në datën 20 dhjetor 2018, u zhvillua operacioni i shkarkimit.