Aksident në seri/ Mjeti merr para tre makina të tjera

Aksident në seri në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”.

Shoferi me iniciale V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe këmbësorin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

I moshuari u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u shoqërua në polici.

Loading...