Çu zunë nusja dhe plaka, desh arritën në shuplaka. Unë u ndodha në shtëpi, për pak u bë gjullurdi – Nga Andrea Vangjeli (Krijuesit e Labërisë)

Çu zunë nusja dhe plaka
Desh arritën në shuplaka
Unë u ndodha në shtepi
Për pak u bë gjullurdi

I thosh plaka nuses time
E sho sot u hoqe trime
Po sedi e ke gabim
Se ai është djali im

I them plakës me të qet
Ç”ke mama përse bërtet
Edhe plaka mu këthye
Dhe mua mu hakërrye

Foli asaj e jo mua
Po deshe vure në shtrua
Shikon veç telenovela
S”pyet për punët e tjera

Gjithë ditën në facebok
Si si pélcet ajo kok
Unë dhe drekën përgatis
Me fshes vij vërdall avllis

Laj e fshij me jasht e brenda
Nuk e she që u çémenda
S”dija kujt ti jipja hakën
Keq për gruan keq për plakën

Uli nervat o mama
Se gruan sonte de rra
Dhe ra paqja në shtëpi
Çdo ndodh nesër nuk e di

Loading...