Rudina Hajdari është rikthyer në Partinë Demokratike dhe ditën e nesërme do të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar.
Ndonëse është kandidate për Këshillin Kombëtar të PD, ajo zbuloi në “Zonë e Lirë” se nuk do të votojë për veten, por për kandidatë të tjerë.
Arian Çani: Ti nesër do jesh në Kuvend?
Arian Çani: Me çfarë mandati? Do jesh si delegate, ti nuk ke të drejtë të votosh?
Rudina Hajdari: Do jem si ish-deputete dhe në cilësinë e familjes Hajdari…
Arian Çani: Pyetja ime është ti nesër je me ftesë nuk ke të drejtë vote?
Rudina Hajdari: Kam dhe të drejtë vote sepse unë jam rikthyer, jam anëtare e vjetër në PD dhe kamë të drejtën e votimit sepse sapo kam votuar në degën 2 në Tiranë.
Arian Çani: Kur u zgjodhe delegate?
Rudina Hajdari: Unë jam propozuar si një nga kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.
Arian Çani: A ke të drejtë vote apo jo, sepse delegatët nuk mundet dot të improvizohen brenda ditës?
Rudina Hajdari: Unë e di sipas informacionit tim që anëtarët, ata që janë kandidatë, kanë të drejtë vote dhe mund të votojnë për kandidatë të tjerë që kandidojnë për Këshillin Kombëtar.
Arian Çani: Ti do votosh për veten tënde besoj?
Rudina Hajdari: Pse duhet të votoj për veten!
Arian Çani: Për kë do votosh?
Rudina Hajdari: Do votoj për të tjerët!
Arian Çani: A duhet të votosh për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.
Rudina Hajdari: Po patjetër!
Arian Çani: Vota është e fshehtë, pse duhet të votosh për dikë tjetër?
Rudina Hajdari: Ky është parimi im pse e ke kaq të vështirë ta pranosh?
Arian Çani: Thjesht po mundohem të kuptoj si funksionojnë rregullat!
Rudina Hajdari: Do votoj për ata njerëz që mendoj se duhet të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar