Në lule të rinisë, humb jetën në aksident 19-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës.

Burime për Abc bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës, Armando Pacani 19 vjeç. Në gjendje të rëndë mësohet se është pasagjeri që ndodhej në makinë.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./abcnews.al/

Loading...