Autobusi i Unazës nuk do të lëvizë nga lumi Lanë

Autobusi që përfundoi mbrëmjen e djeshme në lumin e Lanës do të qëndrojë aty dhe nuk do të zhvendoset më nga autoritetet. Sipas burimeve për mediat mjeti i transportit publik do të lihet aty në formë instalacioni si shenje sensibilizimi për aksidentet rrugore që në rrugët e kryeqytetit nuk janë të pakta.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 20.10 në kryeqytet në afërsi të ‘Kinema Agimit’, kur autobusi u përplas me mjetin me targa AA 170 ZH, i cili gjithashtu përfundoi në Lanë. Pesë persona mbetën të lënduar nga ngjarja e rëndë, teksa fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Loading...