Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy tha se evakuimet nga Mariupol do të vazhdojnë nesër nëse plotësohen “të gjitha kushtet e nevoshme”
“Sot, për herë të parë në të gjitha ditët e luftës, ky korridor jetik ka filluar të funksionojë”, tha ai. “Për herë të parë pati dy ditë armëpushim real në këtë territor”.
Në fjalimin e tij të fundit, ai tha:
Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të evakuuar njerëzit tanë nga Azovstal, nga Mariupol në përgjithësi. Organizimi i korridoreve të tilla humanitare është një nga elementët e procesit të negociatave në vazhdim. Është shumë kompleks. Por sado e vështirë të ishte, më shumë se 350,000 njerëz u shpëtuan nga zonat e armiqësive…
Sot, trupat ruse vazhduan të sulmojnë territorin e shtetit tonë. Objektivat që ata zgjedhin vërtetojnë edhe një herë se lufta kundër Ukrainës është një luftë shfarosëse për ushtrinë ruse. Ata kishin në shënjestër magazinat e ndërmarrjeve bujqësore. Depoja e drithit u shkatërrua. Është granatuar edhe magazina me plehra. Ata vazhduan granatimet e lagjeve të banuara në rajonin e Kharkiv, Donbas, etj.
Ata po grumbullojnë forca në jug të vendit në përpjekje për të sulmuar qytetet dhe komunitetet tona në rajonin e Dnipropetrovsk.
Cili mund të jetë suksesi strategjik i Rusisë në këtë luftë? Sinqerisht, nuk e di. Jetët e shkatërruara të njerëzve dhe pronat e djegura ose të vjedhura nuk do t’i japin asgjë Rusisë. Kjo vetëm do të rrisë toksicitetin e shtetit rus dhe numrin e atyre në botë që do të punojnë për të izoluar Rusinë.