Besimtarët myslimanë te Vlores , falën namazin e Fiter Bajramit. Ceremonia e faljes të kësaj feste u mbajt ne pallatin e sportit ” Flamurtari” per shkak te numrit te larte te besimtareve qe morren pjese ne ceremoni. Myftiu i Xhamisë ka uruar gjithë besimtarët për paqe , shendet e dashuri tyre.
Percillini vlerat e mesura gjate muajit te shenjte te Ramazanit iu tha besimtareve, myftiu i Vlore , Armando Asllani. Fiter Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët privohen nga ushqimi dhe uji që prej lindjes së diellit e deri në perëndim të tij, një sakrificë që dëshmon besimin ndaj zotit përgjatë së cilës krahas faljeve dhe lutjeve jepet edhe sadakaja e fitrit për të varfrit.