Rusia po përgatitet të pushtojë një tjetër shtet, çfarë pritet të ndodhë më 9 maj

Rusia do të përpiqet të hapë një front të ri kundër Ukrainës nga Moldavia, sipas burimeve ushtarake ukrainase, raporton The Times.

Burimet sipas “The Times” bëjnë të ditur për një sulm në të ardhmen e afërt ndaj ish-shtetit sovjetik, i cili ka vetëm 3,250 ushtarë në ushtrinë e tij. Një kontroll i suksesshëm do të çonte në lëvizjen e trupave ruse në portin e Detit të Zi të Odesas.

“Ne besojmë se Kremlini ka marrë tashmë vendimin për të sulmuar Moldavinë. Fati i Moldavisë është shumë vendimtar. Nëse rusët fillojnë të marrin kontrollin, ne do të jemi ushtarakisht një objektiv më i lehtë dhe kërcënimi ndaj Ukrainës do të jetë ekzistencial”, tha burimi ushtarak ukrainas.

Raportohet se Rusia mund të përpiqet të pushtojë Moldavinë afër 9 majit, kur Rusia feston Ditën e Fitores. Në këtë datë, Presidenti Vladimir Putin mund të shpallë njohjen e pavarësisë së Transnistrisë, gjë që do të çonte në shpalosjen e një “skenari të Donbasit” dhe do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për integritetin territorial të Moldavisë.

Rusët më pas do të fillojnë të furnizojnë vendin me sasi të mëdha armësh përpara se të lëvizin në përpjekje për ta bërë atë pjesë të Rusisë, sugjeroi burimi.

Loading...