Bruno i Për’puthen i rrëfen live \tradhtinë’ Anës, ja reagimi i saj

Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini u larguan rreth një muaj më parë si çift nga “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.

Ish-konkurrentët janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga jeta e tyre jashtë programit. Së fundmi çifti Ana dhe Bruno ishin në një video live, ku Ana e pyet Brunon se me kë është.

Konkurrenti i thotë se “sonte jam ne një bionde” duke kthyer më pas kamerën duke treguar se “biondia misterioze” është në fakt një tjetër ish-konkurrent, Xhaferri, i cili ka lyer flokët pak kohë më parë. Ndërkohë Ana e ka marrë mjaft me sportivitet shakanë e partnerit të saj, duke qeshur.
Ndonëse kanë dalë nga programi i famshëm çifti ka treguar në intervista se nuk ka ndërmend të marrë hapa të mëdha në lidhjen e tyre, duke thënë se duan t’i marrin hapat me ngadalë. Madje, ata janë të kursyer edhe në rrjetet sociale ku nuk postojnë shumë foto së bashku.

Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë. Më parë Bashkimi dhe Alvisa u larguan bashkë. Por, i dhanë fund lidhjes pak javë më pas. Pas Brunos dhe Florjanës dolën edhe Mikela dhe Erjoni.

Bruno është një ndër konkurrentët që ka pasur më shumë takime në këtë sezon të “Për’puthen”. Ai ka nisur takimet me Alvisën, Mikelën, Efin dhe në fund Florianën. Njohjet e mëparshme kanë nisur mirë dhe Bruno është treguar i afërt sidomos me Mikelën dhe Efin, por më pas, për disa arsye, njohjet janë ndërprerë. Pas hyrjes së konkurrentes së re, ai u fokusua tek ajo

Loading...